Flash

Egnatia, nga Braga te gjigantët e Danimarkës, përmes merkatos: përballjet në Conference e shanset për kualifikim 

Midtjylland, Braga, Universitatea Craiova, Aarhus, Lincoln Red Imps dhe Kauno Žalgiris janë gjashtë pengesat e kampionëve shqiptarë të Egnatias në fazën e ligës së Conference League.

Lapsi.al 29 August 2026

Shorti i dha Egnatias një miks të veçantë: emra të mëdhenj, rivalë të panjohur dhe udhëtime në disa prej destinacioneve më interesante të Europës. Midtjylland, Braga, Universitatea Craiova, Aarhus, Lincoln Red Imps dhe Kauno Žalgiris janë gjashtë pengesat e kampionëve shqiptarë në fazën e ligës së Conference League. Kampionët shqiptarë njohin gjashtë kundërshtarët e fazës së ligës së Conference League. Tre sfida në Rrogozhinë, tre udhëtime europiane dhe një objektiv: të mos ndalen këtu.

E për të mos u ndalur këtu vjen edhe lëvizja e parë në merkato, në kërkim të rritjes së kualitetit për përballjet e fazës kampionat në Conference League. Kampionët e Shqipërisë kanë goditur në merkato duke transferuar sulmuesin e Panetolikos Deivid Hoxha nga Superliga e Greqisë. 19-vjeçari, i gjatë 1,93 metër, debutoi në Superligën greke që në sezonin 2024/25. 

Egnatia dhe gjashtë netët europiane

Egnatia nuk është më thjesht një skuadër që kërkon të mbijetojë në Europë. Pas kualifikimit historik në fazën e ligës së Conference League, kampionët shqiptarë tani kanë përpara gjashtë net për të treguar se vendi i tyre në këtë skenë është i merituar.

Shorti solli një përzierje interesante. Në Arenën Egnatia do të zbresin Midtjylland, Lincoln Red Imps dhe Kauno Žalgiris, ndërsa verdheblutë do të udhëtojnë drejt Portugalisë për të përballuar Bragën, në Rumani ndaj Universitatea Craiova dhe në Danimarkë ndaj Aarhus.

Nga emrat e mëdhenj te mundësitë reale

Braga është padyshim një prej emrave më të njohur të shortit. Portugalia sjell një tjetër shkollë futbolli dhe një tjetër nivel eksperience. Midtjylland përfaqëson forcën e futbollit danez, ndërsa Aarhus shton një tjetër duel me një kundërshtar nordik.

Por shorti nuk është vetëm përballje me emra prestigjiozë. Lincoln Red Imps dhe Kauno Žalgiris janë kundërshtarë ndaj të cilëve Egnatia mund të shohë më qartë mundësinë për të grumbulluar pikë dhe për të ndërtuar një pozicion të favorshëm në klasifikim.

Dhe këtu qëndron rëndësia e formatit të ri. Pas gjashtë ndeshjeve, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-in do të kenë një tjetër shans në play-off.

*Shënim: Jo sipas radhës së ndeshjeve.

Egnatia – Midtjilland

Braga – Egnatia

Egnatia – Linkoln Red Imps

Universita Kraiova – Egnatia

Egnatia – Kauno Zhalgiris

Arhus – Egnatia

Gjashtë ndeshje, një tjetër provë karakteri

15 tetori shënon startin e këtij kapitulli. Më pas, më 22 tetor, 5 dhe 26 nëntor, 10 dhe 17 dhjetor, Egnatia do të përjetojë gjashtë mbrëmje që pak vite më parë dukeshin të pamundura.

Nuk është më çështja nëse Egnatia mund të luajë në Europë. Ajo tashmë e ka bërë. Pyetja e re është sa larg mund të shkojë.

Dhe me një short që bashkon emrat e mëdhenj me rivalë të kapshëm, ëndrra rrogozhinase ka marrë tashmë formë konkrete: gjashtë ndeshje për të kërkuar historinë e radhës.

DATAT

Raundi i parë: 15 tetor 2026

Raundi i dytë: 22 tetor 2026

Raundi i tretë: 5 nëntor 2026

Raundi i katërt: 26 nëntor 2026

Raundi i pestë: 10 dhjetor 2026

Raundi i gjashtë: 17 dhjetor 2026

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI