
Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Sipas informacioneve paraprake, të arrestuarit mund të kenë lidhje edhe me atentatet e regjistruara më herët në Sarandë dhe Mirditë.
Operacionet policore janë zhvilluar në disa qytete, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit prej personave të arrestuar dhe për të verifikuar nëse ata janë të përfshirë edhe në ngjarjet e mëparshme kriminale.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë çështje.