Flash

GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, i caktohet ‘arrest shtëpie’

Lapsi.al 9 October 2026

GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, i

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit, i cili u arrestua pak ditë më parë për rryshfet.

Administratori i “ECO-ELB” u ndalua më 5 Tetor pas një operacioni të kryer nga SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv. Kaja dyshohet se i ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave të tij.

Emri i Leli Krajës ishte përfshirë më herët në hetimin e Prokurorisë së Elbasanit për aktivitetin e “ECO-ELB”. Në korrik 2025, në kuadër të këtij hetimi u kryen 14 kontrolle në banesa të personave të lidhur me çështjen, mes tyre edhe banesa e administratorit të kompanisë.

Hetimi, i regjistruar që në vitin 2024, është fokusuar te marrëdhëniet institucionale dhe financiare mes “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan. Prokuroria kishte marrë në pyetje 43 persona, ndërsa në fokus ishin vendosur edhe zyrtarë vendorë, përfshirë zëvendëskryetarë bashkish, drejtues juridikë dhe drejtues të financave.

Dyshimet e ngritura nga hetuesit lidhen me raste kur shërbimet mund të jenë kryer vetëm pjesërisht, për periudha të kufizuara ose të mos jenë kryer, pavarësisht pagesave të realizuara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI