Flash

Dygolëshi çlirues e paradoksi Zhegrova: nota më e lartë e Juventus kundër Sassuolo nuk luan në Europë 

Edon Zhergova la gjurmët e para te Juventus, jo më si lojtari që humbi këtë apo atë mundësi, por si një lojtar që shënoi golin e parë në kampionat me bardhezinjtë, madje dygolëshin e parë.

Lapsi.al 14 September 2026

Edon Zhergova la gjurmët e para te Juventus, jo më si lojtari që humbi këtë apo atë mundësi, por si një lojtar që shënoi golin e parë në kampionat me bardhezinjtë, madje dygolëshin e parë. Edhe pse në çastin e fundit vjen goli i Adzic dhe Sassuolo fiton 3-2. Një ndeshje e çmendur, në të cilën erdhi humbja e parë e sezonit për Juventus. E ku keqardhja më e madhe e teknikut Spalletti dhe vetë tifoëzve është se në një emergjencë totale ku mund të jetë dëmtuar edhe Alajbegovic, lojtari që mori notën më të lartë është lënë jashtë listës europiane.

I futur në fushë nga minuta e 15' e pjesës së dytë, Zhegrova ka marrë notën 7. Sapo preku fushën luajti ‘flipper’ duke dribluar kundërshtarë të ndryshëm me frekuencë, pastaj i morën masën dhe u fut në pauzë, por u rindez në golin e 1-1. Pastaj ishte i vetmi që nuk u intimidua nga 2-1 i Sassuolo e me të gjitha forcat e tij gjeti golin e 2-2. Fatkeqësisht, për kosovarin, nuk mjaftoi. 

Futbolli është i çuditshëm. Ndonjëherë është thjesht absurd. Në fakt, Zhegrova, pas një përgatitjeje verore shumë të mirë, praktikisht u la mënjanë. Jashtë listës së Europa League, u nxor në merkato, në pritje të një skuadre që, në fund, nuk erdhi kurrë. Kështu që qëndroi te Juventus, duke e ditur se do të kishte shumë pak hapësirë. Ndonjë mundësi në kampionat, asgjë më shumë, sepse të paktën në Serie A ishte regjistruar. Dhe ajo mundësi erdhi këtë mbrëmje. Gjysmë ore si protagonist absolut.

Ndoshta gjysmëora më e bukur që kur mban veshur fanellën e Juventus. Zhegrova hyn dhe shënon një dygolësh. Dy gola me të cilët rikuperon dy herë Sassuolo. Një lojtar që praktikisht ishte lënë mënjanë, papritur e gjen veten si njeriu që mban në këmbë Juventus. Dhe këtu vjen paradoksi, sepse ndërsa njëri prej të përjashtuarve përpiqet ta shpëtojë, Juventus arrin gjithsesi ta humbasë ndeshjen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI