Flash

Rama nuk tërhiqet, “shtron” sërish tryezën prej guri para Kryeministrisë

Lapsi.al 2 November 2026

Rama nuk tërhiqet, “shtron” sërish tryezën prej guri

Edhe këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për bisedime me protestuesit, duke vendosur përpara Kryeministrisë tryezën prej guri që tashmë është kthyer në pjesë të përditshme të skenës së protestave. Mbi të janë vendosur sërish disa fletë me fjalën “Dialog”, ndërsa Rama publikoi në rrjetet sociale një video të tryezës, të shoqëruar vetëm me mesazhin: “Mirëmëngjes”.

Ftesa përsëritet prej ditësh, por deri tani studentët nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe kanë refuzuar të ulen në tryezën e propozuar nga kryeministri. Rama, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk e konsideron dorëheqjen si opsion dhe vijon të ofrojë dialogun si rrugë për zgjidhjen e situatës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI