Flash

Zbulohet emri i personit që i shpëtoi atentatit në Elbasan, si iu vu pistoleta në kokë

Lapsi.al 15 August 2026

Personi që ishte shënjestra e atentatit të mesditës në një lokal të frekuentuar në Elbasan është identifikuar si Mir Bitoci, i cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. Emri i tij është përmendur edhe në periudhën e trazirave të viteve 1997-2000.

Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të autorit dhe të shënjestrës. Bitoci shihet fillimisht brenda lokalit, ku qëndron për disa minuta, përpara se të ngrihet dhe të largohet.

Në të njëjtin lokal ndodhej edhe personi që dyshohet se e kishte ndjekur. Ai ishte ulur në një tavolinë tjetër, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje.

Pak çaste pasi Bitoci del jashtë, edhe autori largohet nga lokali dhe i shkon pas. Sipas pamjeve, jashtë ambientit, ai i afrohet nga pas dhe i drejton një pistoletë në pjesën e pasme të kokës.

Atentati, megjithatë, nuk u realizua. Arma dyshohet se u bllokua në momentin kur autori tentoi të qëllonte, duke i dhënë mundësi Bitocit t’i shpëtonte sulmit.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa pamjet filmike dhe dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal janë pjesë e provave që po shqyrtohen për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI