Flash

Del foto nga kamerat e sigurisë/ Si dështoi atentati me pistoletë në Elbasan

Lapsi.al 15 August 2026

Dalin detaje të reja nga tentativa e vrasjes e ndodhur sot, 15 gusht, në një lokal të frekuentuar në Elbasan, ku një person dyshohet se ka tentuar të qëllojë me armë zjarri ndaj një tjetër personi.

Në vijim të ngjarjes, publikohet edhe foto nga lokali ku ndodhi incidenti, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës.

Sipas të dhënave paraprake, shënjestra ndodhej jashtë lokalit, ndërsa autori dyshohet se ishte ulur në një tavolinë tjetër, së bashku me një grua. Në një moment, ai është ngritur dhe i është afruar objektivit, duke i drejtuar armën.

Kur ka tentuar të qëllojë, pistoleta dyshohet se është bllokuar dhe nuk ka shkrepur. Episodi ka shkaktuar panik te klientët që ndodheshin në lokal, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Forcat e rendit vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor po mbledh prova dhe dëshmi nga personat që kanë qenë të pranishëm, për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe dinamikën e tentativës së vrasjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI