Flash

Del jashtë kontrollit zjarri masiv në Mallakastër 

Lapsi.al 5 August 2026

Zjarri në Mallakastër ka dalë jashtë kontrollit duke djegur masivë me pisha. Era e fortë favorizon flakët që kanë kaluar rrugën e Panahorit. 

Edhe pse forca zjarrfikëse, banorë, forca të ushtrisë po luftojnë të shuajnë flakët, ende nuk po ia dalin dot mbanë ta vënë nën kontroll.

Operacioni po zhvillohet në një terren të vështirë, ku era dhe bimësia e dendur po favorizojnë avancimin e flakëve. Në ndihmë të forcave në tokë janë angazhuar edhe mjetet ajrore, ndërsa beteja për shuarjen e zjarrit vijon prej dy ditësh.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten ende aktive.

Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion "Air Tractor" i Forcës Ajrore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI