Flash

Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

Lapsi.al 5 August 2026

Ministria e drejtësisë dorëzon kërkesën zyrtare në Francë për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri, i akuzuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t nga SPAK dhe i arrestuar më 24 korrik në Pleny, duke fluturuar me avion mbi një central bërthamor francez.

Vetë ministria e ka konfirmuar kërkesën me anë të një njoftimi zyrtar sot, teksa tani priten të kryhen procedurat ligjore dhe penale mes dy vendeve, edhe nëpërmjet dy Interpoleve. 

“Ministria e Drejtësisë bën me dije se, në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze, ka përcjellë sot pranë autoriteteve kompetente franceze kërkesën për ekstradimin e shtetasit E. B., të përcjellë nga organi procedues, së bashku me dokumentacionin përkatës”, thuhet në njoftim mes të tjerash.

Beqiri rezulton se ka blerë një kështjellë 2,6 mln euro në Francë, asete e pasuri të tjera me vlerë të konsiderueshme, përfshi edhe mjete motorike apo apartamente, teksa i është gjetur edhe një llogari me 2 mln euro cash.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive nga autoritetet franceze dhe hetimin e aktivitetit tjetër kriminal të mundshëm të biznesmenit gjatë kohës së arratisë.

SPAK e kishte pikasur prej 19 qershorit dhe kërkoi ndihmën e francezëve për arrestimin. Në dhjetor 2025 GJKKO kishte vendosur masën e arrestit me burg dhe Interpoli bëri kërkimin e tij ndërkombëtar. Bashkë me të kërkohej edhe kreu i grupit, Ergys Agasi, po për të njëjtën dosje. 

Grupi akuzohet për korrupsion, pengmarrje, aktivitet kriminal të strukturuar. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI