Flash

Dosja e SPAK/ Agasi bisedoi me 2 izraelitë për ta arratisur Vlora Hysenin nga Shqipëria

Lapsi.al 5 November 2026

Dosja e SPAK/ Agasi bisedoi me 2 izraelitë për ta arratisur Vlora

Nga Elton Qyno Syri.net/

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja penale kundër ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shqiptar Vlora Hyseni, e cila është vënë në masën e "Arrestit në shtëpi" për akuzën e "Nxjerrjes së informacioneve sekrete" dhe "Përkrahjes së autorit të krimit".

Në aplikacionin "Signal" të sekuestruar në telefonin e të arrestuarit Ergys Agasi, është konstatuar një intesitet komunikimesh të tij me dy persona të tjerë Izraelitë, ku flasin për një plan arratisje të Vlora Hysenit me qëllim shmangien e një arrestimi të mundshëm nga SPAK.

Këto fakte kanë dalë dhe në vendimin e gjyjatës së posaçme, ku arsyetohet  se komunikimet e ndërmjetësuara nga Ergys Agasi me shtetas të huaj te identifikuar me pseudonimet "Shalev Israel" dhe "Srulik Einhorn Koces", të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjne me  drejtuesen e shërbimit sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallen konkrete të rrezikut se Vlora Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtë kontrollit efektiv të organeve proceduese Shqiptare.

Pavarësisht këtyre komunikimeve që ka bërë Agasi me dy Izraelitë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi edhe kur ndaj Vlora Hysenit është vendosur masë sigurimi, ajo ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, duke ardhur më pas dhe dorëzuar në Shqipëri.

Më tej në vendim thuhet se gjykata mban në konsideratë edhe dinamikën e shpejtë të kryerjes së veprimeve hetimore që deri më tani kanë qenë të mbyllura dhe pas vënies në ekzekutim të këtij vendimi gjyqësor, organi i akuzës do të kryej veprime të hapura hetimore.

Nga ana tjetër në vendimin e gjykatës thuhet se ish-drejtueses së SHISH i janë dukur krejt normale veprimet e saj me Ergys Agasin, duke mos treguar në asnjë moment pendesë apo të vërtetën e veprimeve të saj, jashtë çdo protokolli dhe funksionit të detyrës.

Nisur nga kjo situatë nisur nga ky rast masa ndaluese e pezullimit nga detyra është plotësisht justifikuar, duke vlerësuar në tërësi rolin e veçantë dhe sensitiv që mbart Drejtori i SHISH dhe se për rrjedhojë veprimtaria zyrtare e Vlora Hyseni duhet të ndërpritet menjëherë, për të mos lejuar fshirjen e provave apo krijimin e provave të rreme.

Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë të palëvizur masën e sigurisë Arrest shtëpie për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Florian Kalaja, i cili pasi ka dëgjuar palët 1 ditë më parë, ka vendosur të miratojë vendimin e shkallës së parë, që linte në “Arrest shtëpie”, Vlora Hysenin.

Përmes avokatëve mbrojtës Hyseni kërkoi heqjen e masës së sigurisë, duke caktuar një masë më të butë, me pretekstin se nuk do ti shmangej hetimit dhe një sërë arsyesh të tjera familjare, pasi kishte babain në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndaj Hysenit, GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për përfshirje në skandalin e AKSHI-t, ku dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.

Për zyrtaren e lartë Vlora Hyseni, prokuroria e posaçme SPAK ka ngritur akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerrja e sekreteve hetimore”.

Në pretendimet e saj para Prokurorisë së Posaçme më herët, Hyseni ka deklaruar se kontaktet e saj sistematike me Agasin ishin në cilësinë e bashkëpunëtorit të SHISH, duke mohuar takimet nga afër.

SPAK thekson se Hyseni nuk kishte vënë në dijeni askënd, asnjë institucion dhe as të tjerë brenda apo jashtë SHISH.

Sipas SPAK, biznesmeni diktonte dhe merrte informacionet që i duheshin nga Hyseni.

Ai ka pranuar edhe se kishte lënë qëllimisht dokumente sekrete në makinën e tij në mënyrë që të gjendeshin kur të kryenin kontrollet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI