Flash

Undav shmang turpërimin, Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë: Nagelsmann siguron kualifikimin

Gjermania siguroi matematikisht kualifikimin në fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026, pasi përmbysi 2-1 Bregun e Fildishtë në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Lapsi.al 21 June 2026

Gjermania siguroi matematikisht kualifikimin në fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026, pasi përmbysi 2-1 Bregun e Fildishtë në ndeshjen e dytë të Grupit E. Heroi i sfidës ishte Deniz Undav, i cili realizoi dy gola në pjesën e dytë dhe i dha skuadrës së Julian Nagelsmann tri pikë të arta, duke e ngjitur në krye të grupit me pikë të plota.

Takimi i zhvilluar në stadiumin BMO Field në Toronto nisi i ekuilibruar. Gjermania gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21-të me Aleksandar Pavlović, por arbitri e anuloi golin për faull të mesfushorit ndaj portierit Yahia Fofana. Bregu i Fildishtë përfitoi nga momenti dhe kaloi në avantazh në minutën e 30'. Pas një depërtimi të bukur të Yan Diomande nga krahu i majtë, Franck Kessie shënoi nga afër për rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, lëvizjet e Julian Nagelsmann ndryshuan rrjedhën e ndeshjes. I futur nga stoli, Deniz Undav barazoi shifrat në minutën e 68', duke finalizuar një krosim të saktë të Nadiem Amiri. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Undav goditi sërish në minutën e 94', duke shënuar golin e fitores pas një asisti të Felix Nmecha dhe duke vulosur suksesin 2-1 të Gjermanisë. Falë kësaj fitoreje, Gjermania siguron matematikisht kualifikimin në 1/16-at e finales të Botërorit 2026. Në ndeshjen e fundit të grupit do të përballet me Ekuadorin, ndërsa Bregu i Fildishtë do të kërkojë fitoren ndaj Curaçaos për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI