Flash

Berisha: Turistin e vrau mjedisi i krijuar nga narkoshteti!

Lapsi.al 19 August 2026

Në konferencë për median, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra nga mjedisi kriminal i krijuar nga narkoshteti.

“Vrasja e turistit portugez ka edhe një karakter konkret shtetëror, sepse në këtë akt makabër, e quaj makabër, erdhi të bëjë pushimet tek ne ai, dhe tani ai përcillet në arkivol, në këtë akt makabër. Bashkëpunëtorë ishin të paktën 3 punonjës me uniformë’ tha Berisha.

Kreu i PD-së kujtoi dhe ngjarjen e pak ditëve më parë kur u shkelmua oficeri i policisë në Sarandë, tregues se në qytetin bregdetar, de facto rendi është në duart e krimit.

Pjese nga deklarata e kryetarit të PD-së, Sali Berisha

Por vrasja e turistit portugez ka edhe një karakter konkret shtetëror, sepse në këtë akt makabër, e quaj makabër, erdhi të bëjë pushimet tek ne ai, dhe tani ai përcillet në arkivol, në këtë akt makabër. Bashkëpunëtorë ishin të paktën 3 punonjës me uniformë.

Kjo dëshmon se cila është shkalla e lartë e inkriminimit të rojeve të sigurisë në këto lokale.

Ata në vend se të parandalonin krimin, e fshehën për orë të tëra krimin, në mos, hetimi do tregojë, ndoshta edhe morën pjesë në masakrimin e 20-vjeçarit portugez.

Një turist mund të humbasë jetën në një vend, mund të ndodhë dhe të marrë goditje fatale, por turistit portugez i ndodhën këto në një mjedis ku rojet e sigurisë ishin punonjës shtetërorë dhe kjo dëshmon se cila është shkalla e lartë e inkriminimit.

Dhe njëherë, ata punonjës kishin detyrë ta parandalonin, nuk mund të them se futën apo jo thika në trupin e turistit, por ata bënë një krim të shëmtuar sepse e fshehën krimin.

E fshehën krimin e shëmtuar!

Dhe shëmtia vazhdon më tej kur krerët e narkoshtetit rrahin gjoksin për sukses se u kap vrasësi pas shumë e shumë orësh në vend se duhet të skuqeshin me turp për aktin që ndodhi në duart e shtetit.

Portugezin, pra, e vrau mjedisi kriminal i krijuar nga narkoshteti në Sarandë, Ksamil dhe më gjerë.

E vrau mjedisi i dominuar nga të fortët e shtetit. Thika ishte vetëm mjeti, instrumenti i këtij mjedisi.

Sot, ambasada të vendeve partnere kryesorë njoftojnë qytetarët e tyre, apo u tregojnë listën e lokaleve në të cilat nuk duhet të shkojnë.

Që të gjitha këto kanë licenca.

Por ato vazhdojnë punën pa asnjë lloj shqetësimi sepse janë të miqve të qeverisë.

Saranda njohu dy ngjarje, kjo është më tragjikja, por më parë u shkelmua oficeri i policisë, dy javë më parë u vra tjetri në derë të shtëpisë aty, de facto rendi është në duart e krimit.

Dënoj me forcën më të madhe dhe njëherë shpreh ngushëllime familjes. Çdo shqiptar duhet t’i shprehë ngushëllime kësaj familje.

I biri i saj erdhi në Shqipëri për pushim, kthehet në arkivol nga banda shtetërore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI