Flash

Banorët e Patosit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë me Fierin: Humbasim shërbimet dhe identitetin

Lapsi.al 19 August 2026

Banorët e Patosit janë ngritur paraditen e sotme për të dytën herë në protestë për të kundërshtuar propozimin e Partisë Socialiste për hartën e re territoriale ku parashikohet shkrirja e bashkisë Patos me atë të Fierit.

Me pankarta në duar dhe disa fjalime, ata kanë kërkuar njëzëri që kryeministri Rama të rishikojë këtë propozim pasi Patosi është qytet me identitet dhe histori, teksa kanë theksuar se dhe performanca e bashkisë renditet ndër më të mirat në vend. Nje banor shprehet: Unë jam naftëtar i vjetër. E kemi bërë me kontribut vullnetar këtë Patos. Spitali, ambulanca, shkolla janë bërë me kontribut vullnetar. Kemi punuar 8 orë në naftë dhe ktheheshim këtu. 

“I bëjmë thirrje Ramës të bisedojë me naftëtarët, të marrë mendimin e tyre. Është krim të shkrihet bashkia e Patosit. I themi jo reformës së bërë nga PS”, thanë disa prej banorëve.

Ata kanë argumentuar se nëse Patosi i bashkohet Fierit do të humbasin të gjitha shërbimet duke ua vështirësuar jetën e përditshme, ndërsa kanë theksuar se ekziston edhe rreziku i shkrirjes së shumë institucioneve.

“Nëse mbyllet bashkia, shkurtimi i fuqisë punëtore do të bëhet me 50%. Sa më e vogël të jetë bashkia, aq më organizim e kërkesë llogarie ka. Kontrollon çdo gjë.” “Sa më afër bashkia e komuna, aq më të zgjidhshme janë problemet. Neve nuk na mposhtin. “Bashkia e Patosit është ndër më të mirat, ku çdo gjë gjelbëron e lulëzon”, thanë qytetarët. Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave teksa kanë shprehur vendosmërinë për ta kundërshtuar deri në fund këtë propozim të Partisë Socialiste.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI