Flash

Balluku falenderon Braçen në Fier: Bashkë shkruam historinë e 12 mandateve

Lapsi.al 9 June 2026

Partia Socialiste feston sot në Fier 35-vjetorin e saj, teksa e pranishme është edhe drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku.

Ajo mbajti një fjalë para të pranishmëve, ku nuk kurseu falënderimet dhe mirënjohjen e të gjithë kontribuuesve në PS, që nga vitet e para e deri më tani.

“I nderuar kryetar i PS, sekretarë, themelues, anëtarë, dashamirës, mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të kremtimit të 35-vjetorit të PS, në Fier, në kryeqendrën e socialistëve, ndryshe nga ç’thonë vlonjatët. 

Zgjodhëm Apoloninë, jo se është një nga parqet më të bukura të antikitetit që ka qarku ynë, por edhe për të dhënë një mesazh për natyrën dhe rrënjët. Njeriu ka tendencën të mendojë për të ardhmen, por pa kujtimet dhe të shkuarën e ardhmja nuk ndërtohet.

Jemi këtu për të nderuar kontributin e socialistëve të Fierit. Ata që sot janë 30 apo 25 vjeç nuk e konceptojnë sesi ishte të ishe anëtar i PS në 1991 a 1995. Gjyshërit dhe prindërit tuaj kanë dhënë kontribut të madh. Në maj 2025 ne shkruam historinë e 12 mandateve. 

Desha të falënderojë Gramoz Ruçin për gjithçka ai ka bërë për PS, Taulant Ballën, një mik i mirë i imi, nga i cili kam marrë stafetën për Fierin, gjithashtu edhe Erion Braçen, që ka shpenzuar kohën e tre mandateve për të kontribuar këtu”, u shpreh Balluku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI