Flash

Rama fillon tërheqjen për ligjin e "investimeve strategjike": Po punojmë me BE për një ligj të ri

Lapsi.al 9 June 2026

Kryeministri Edi Rama tha se po punojnë me Bashkimin Evropian për të ndryshuar ligjin për Investimet Strategjike kur u pyet nga gazetarët e huaj nëse ky ligj është një nga kushtet që ka vendosur unioni për integrimin. 

Kryeministri tha se ligji, shumë i kritikuar, nuk ka qenë kurrë i padrejtë, por shtoi se do ta “lënë jashtë” sepse nuk iu duhet më. Ai bëri me dije se po punojnë me BE-në për të krijuar një ligj të ri për investimet strategjike. 

“Ligji për investimet strategjike nuk ka qenë kurrë i padrejtë. Shumë njerëz që flasin për të as nuk e dinë për ç’flasin po gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë se e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka rëndësi. Nuk është se po luftojmë për të, thjesht do ta lëmë jashtë. Ligji për investimet strategjike na kanë ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur. 

Tani nuk na duhet më në ligj për investimet strategjike se kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë. Në fakt nuk duan t’ia dinë për lehtësira. Duan natyrisht status të mbrojtur por nuk kemi probleme me këtë. Është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë për një ligj të ri për investimet, po punojmë me BE. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE.”, tha Rama. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI