Flash

Axios: Netanyahu u ankua te Trump për Erdoganin

Lapsi.al 6 July 2026

Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trump për retorikën anti-Izrael në rritje të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Lajmin e konfirmuan për agjencinë Axios zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri izraelit i kërkoi Trump, në një telefonatë të premten, të shmangte shitjen e sistemeve të armëve që do të ndihmonin Turqinë të modernizonte forcën e saj ajrore.

Axios raporton se Netanyahu iu ankua Trumpit për Erdoganin dhe tregoi se donte që presidenti amerikan ta frenonte udhëheqësin turk.

“Netanyahu bëri një kërkesë dhe presidenti e dëgjoi. Pra, presidenti mund t’i përcjellë [Erdoganit] një mesazh si: “A mund ta marrësh pak më lehtë këtë çështje?” Kështu është puna”, tha një zyrtar amerikan.

Trump dhe Erdogan do të takohen gjatë Samitit të NATO-s të martën dhe të mërkurën në Ankara.

Axios vëren se mes tensioneve midis Izraelit dhe Turqisë gjatë dy viteve të fundit, Trump ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me të dy udhëheqësit. Megjithatë, shton Axios, pozicioni i Netanyahut në Uashington është dobësuar muajt e fundit për shkak të luftës me Iranin.

Nuk është e qartë se sa ndikim ka ende Netanyahu, si për shkak të marrëdhënies së ngushtë të Trump me Erdoganin, ashtu edhe për shkak të përfitimeve ekonomike të shitjes së armëve nga SHBA-të në Turqi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI