Flash

Ukraina nën sulm në prag të samitit të NATO-s: 9 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Lapsi.al 6 July 2026

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus me raketa balistike dhe dronë ndaj Kievit në orët e para të së hënës. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi goditi disa zona të kryeqytetit, duke dëmtuar ndërtesa banimi dhe duke bllokuar banorë në apartamentet e tyre. Ekipet e shpëtimit evakuuan dhjetëra qytetarë, përfshirë fëmijë. Shumë automjete u përfshinë nga flakët.

Pak orë para sulmit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar se Rusia po përgatiste një tjetër ofensivë masive.Ai deklaroi se Moska shpesh intensifikon sulmet përpara ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Sulmi vjen në prag të samitit të NATO-s, ku lufta në Ukrainë pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit. Në këtë kuadër, presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar ditët e fundit biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në përpjekje për të nxitur një zgjidhje të konfliktit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI