Flash

Francë/ Pas Louvre, grabitet edhe muzeu Lalique, vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro

Lapsi.al 6 July 2026

Një grabitje spektakolare ka goditur Muzeun Lalique në Wingen-sur-Moder, në verilindje të Francës. Bizhuteri luksoze me vlerë disa milionë euro janë vjedhur. Sipas një burimi të cituar nga AFP, autorët kanë hyrë me forcë në muze rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës dhe janë drejtuar menjëherë në sallën ku ekspozoheshin bizhuteritë.

Nga muzeu janë marrë rreth 20 bizhuteri, ndërsa dëmi paraprak vlerësohet deri në 4 milionë euro. Hetuesit vijojnë të përcaktojnë vlerën e saktë të objekteve të vjedhura. Pas grabitjes, drejtuesit e muzeut njoftuan se institucioni do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë. Sipas autoriteteve, sistemi i alarmit u aktivizua, por përpara mbërritjes së ekipit të sigurisë, një punonjës pastrimi ishte i pari që konstatoi vjedhjen dhe njoftoi policinë.

Policia franceze ka nisur hetimet dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët. Muzeu Lalique, i hapur në vitin 2011 pranë fabrikës historike të kompanisë, i kushtohet krijimtarisë së René Lalique, një prej emrave më të njohur të stilit Art Nouveau dhe Art Deco. Ngjarja ndodh pak kohë pas grabitjes së bujshme në Muzeun e Luvrit, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë e muzeve në Francë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI