Flash

Atentati në Sarandë, një nga pistat hetimore dhunimi i policit një ditë para ngjarjes

Lapsi.al 18 July 2026

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Mësohet se një nga pistat që po verifikohet është edhe një lidhje e mundshme me dhunimin e oficerit Mihal Velço, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

 
Sipas të dhënave të reja nga hetimi, dyshohet se autorët, të cilët ishin të maskuar dhe me skafandra, janë larguar nga vendngjarja drejt zonës së plazheve ku përfundon rruga “Mithat Hoxha”. Dyshohet se ata mund të jenë larguar më pas me skaf.

Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet gjatë gjithë natës dhe kërkimet vazhdojnë ende për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

 
Ndërkohë, i plagosuri Thimjo Rubati është transportuar për trajtim më të specializuar në spitalin e Janinës. Më herët ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ku i janë dhënë edhe gjak.

Sipas burimeve, 50-vjeçari ka qenë në gjendje të vetëdijshme pas sulmit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, pasi ka deklaruar se nuk ka njohur personat që e qëlluan.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit dhe për përcaktimin e motivit të sulmit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI