Flash

Kërkesat për komisione hetimore për McGonigal dhe Zgjedhjet, zbardhet vendimi i Kushtetueses

Lapsi.al 17 July 2026

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për dy çështjet e dërguara në këtë organ nga Partia Demokratike.

Në vendimin e arsyetuar, trupa kushtetuese sqaron se nuk është pranuar kërkesat e demokratëve për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, për shkak se nuk ka përmbushur kriterin kushtetues të ekzistencës së një “çështjeje të veçantë”, pasi objekti i propozuar nuk individualizon me qartësi faktet ose grupin e fakteve që do t’i nënshtroheshin hetimit parlamentar.

 
Nga ana tjetër sa i takon pranimit të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 Majit 2025, pasi nuk e ka gjetur të bazuar argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do ta shndërronte Kuvendin në një “superorgan”.

 
Po ashtu Gjykata nuk e gjen të bazuar as argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do të krijonte mbivendosje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke sjellë në vëmendje situatën e ngjashme që ka ndodhur edhe në 2021

Të këshilluara

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI