Flash

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan: Po punojmë të godasim krimin transnacional në Shqipëri

Lapsi.al 15 September 2026

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka dëshmuar përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ka shpalosur zyrtarisht strategjinë e administratës së Presidentit Donald Trump për Ballkanin Perëndimor. Në fjalimin e tij zyrtar, diplomati i lartë amerikan konfirmoi një kthesë thelbësore të politikës së jashtme të Uashingtonit, e cila bazohet te zgjidhjet pragmatike, forcimi i sigurisë dhe goditja e pamëshirshme e rrjeteve transnacionale të krimit të organizuar.

Gjatë dëshmisë së tij, Lawton bëri të qartë se SHBA nuk do të ofrojë më mbështetje pa afat për objektiva të papërcaktuara, duke shpallur zyrtarisht fundin e ndërhyrjeve klasike në rajon. “Vitin e kaluar, në përkujtimin e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, Zëvendëssekretari Landau e bëri të qartë se epoka e ndërtimit të kombeve nga jashtë ka përfunduar. Siç u shpreh ai: ‘Shtetet e Bashkuara nuk po ofrojnë mjete të pakufizuara për objektiva të papërcaktuara, të pasigurta dhe jorealiste’”, deklaroi Lawton përpara ligjvënësve amerikanë.

Strategjia e re e Uashingtonit mbështetet mbi tri shtylla kryesore: ruajtja e stabilitetit, avancimi i interesave ekonomike të biznesit amerikan dhe lufta pa kompromis ndaj kërcënimeve të sigurisë. Në këtë kuadër, zyrtari amerikan vendosi theksin te luftimi i karteleve të drogës dhe rrjeteve kriminale ballkanike. “Shtylla e tretë është bashkëpunimi me partnerët për t’iu kundërvënë kërcënimeve, përfshirë organizatat kriminale transnacionale ballkanike që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelet e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara”, nënvizoi ai.

Lidhur me Shqipërinë, Lawton konfirmoi bashkëpunimin operativ për spastrimin e rrjeteve kriminale dhe modernizimin e forcave të armatosura. “Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit.

 

Më tej, diplomati amerikan nënvizoi përkushtimin ndaj sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa shprehu shqetësim për vonesat institucionale në Prishtinë dhe veprimet e tepruara policore ndaj popullsisë serbe. Lawton u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të shmangin provokimet e të rikthehen në dialogun e drejtpërdrejtë, ndërsa vlerësoi përparimin e arritur përmes Dialogut Strategjik me Serbinë, si dhe partneritetet infrastrukturore e energjetike me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI