Flash

Arrestohen 3 shqiptarë në Gjermani, po bënin gati një fermë kanabisi

Lapsi.al 18 July 2026

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë policor në rrugën Spreedorfer Straße, pranë kufirit me Çekinë, në qytetin Ebersbach të Gjermanisë. Sipas policisë, efektivët bastisën një ish-ndërtesë kompanie, ku vunë në pranga tre burra të moshës 30, 38 dhe 49 vjeç.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan sasi të mëdha kimikatesh të dyshimta, si dhe pajisje që dyshohet se do të përdoreshin për ngritjen e një plantacioni kanabisi. Zëdhënësi i policisë, Stefan Heiduck, bëri të ditur se hetimet paraprake tregojnë se të arrestuarit po përgatiteshin të kultivonin lëndë narkotike.

Operacioni policor, i cili nisi në mesnatë, vijon ende. Në aksion janë angazhuar gjithashtu forcat e zjarrfikësve dhe Agjencia Federale për Ndihmë Teknike (THW), ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI