Flash

Detajet nga shpërthimi me tritol në Kamëz/ Kamerat e sigurisë fiksuan autorin

Lapsi.al 24 May 2026
Detajet nga shpërthimi me tritol në Kamëz/ Kamerat e
Foto ilustruese me AI

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërtimi me tritol në Kamëz. Mësohet, se kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, i cili afrohet i vetëm pranë kantierit dhe sapo vendos lëndën plasëse largohet me një motoçikletë.

Shkak dyshohet të jetë ndonjë konflikt i mundshëm i pronarëve të ndërtimit, edhe pse ata vetë kanë deklaruar se nuk kanë probleme me njeri. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 minuta, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa të lënduar në njerëz. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Një plagosje ka ndodhur në Tiranë.  Mësohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe gjendja e t...

05:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI