Flash

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden 10 celularë dhe lëndë narkotike

Lapsi.al 24 May 2026
Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden 10 celularë dhe lëndë
Foto ilustruese me AI

Gjenden sende të paligjshme në burgun e Fierit. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat Operacionale të DPB-së në ambientet e institucionit, pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues, disa bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme.

Autoritetet kanë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për vijimin e procedurave. 

Në një tjetër rast brenda institucionit, gjatë një kontrolli me skaner, të dënuarit A.M. i janë konstatuar pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike të fshehura në veshje. Pas konstatimit, ai është shoqëruar në sektorin e veçimit, ndërsa janë njoftuar drejtuesit dhe strukturat përgjegjëse.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI