Flash

Raportimet në mediat sociale, s'ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës

Lapsi.al 6 July 2026

Prokuroria e Posacme ka hapur disa procedime penale lidhur me tjetërsimin e pronave ndër vite dhe sidomos në zonat bregdetare, por ajo që u raportua sot nëpër rrjetet sociale dhe në disa media online për kontroll në zyrën drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, nuk është një lajm i vërtetë.

As pretendimi për sekuestrim të telefonit të saj celular, mëson Lapsi.al nga burime pranë BKH-së dhe gazetarëve që ndjekin nga afër veprimtarinë e SPAK.

Në prill të këtij viti SPAK kishte thirrur ish-drejtoreshën e Kadastrës dhe IKMT-së, Dallëndyshe Bici si person në dijeni për dosjen e AKSHI-t.   

Rreth një vit më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi kufizime të rrepta për SPAK-un lidhur me sekuestrimin dhe këqyrjen e celularëve. Sipas një vendimi, Prokuroria nuk mund të sekuestrojë apo të kontrollojë të dhënat dhe komunikimet në celularë pa një vendim të mëparshëm nga gjykata.

Autorizimi i gjykatës do të jepet pas një seance me të dyja palët prezent, përdoruesin e pajisjes telefonike dhe prokurorinë. Kjo e fundit duhet të caktojë qartë dhe brenda objektit të hetimit se cilat mesazhe, dokumente, foto apo çdo material tjetër kërkohen për përdor.

Prej nisjes së punës, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar mbi 1100 celularë dhe ka përdorur të dhënat e nxjerra prej tyre në dhjetra hetime të rëndësishme të lidhura me dosjet e korrupsionit.

Të këshilluara

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI