Flash

99 ditë protestë, qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Kërkojnë largimin e Ramës

Lapsi.al 6 September 2026

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 99-të. Qytetarët pritet të rikthehen para Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin që kërkesë kryesore ka dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre duhet t’i hapë rrugë një procesi të ri politik. Në platformën e shpallur prej tyre përfshihet edhe shfuqizimi i disa ligjeve. Mes tyre janë ligji për investimet strategjike dhe ai për zonat e mbrojtura, të kundërshtuara prej kohësh nga protestuesit.

Ndërkohë, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, protesta pritet të hyjë në një fazë tjetër. Për 8 shtatorin është paralajmëruar përshkallëzim i aksionit, ndërsa protestuesit kanë njoftuar se do të presin deputetët me vezë para Kuvendit, në shenjë revolte ndaj mazhorancës. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI