Flash

Patronazhistët në sulm kundër protestës, del mesazhi i Maznikut: Hapni profile false dhe komentoni!

Lapsi.al 3 July 2026

PS është në vështirësi për shkak të protestës së madhe qytetare që po zhvillohet prej më shumë se një muaj në bulevard.

Teksa shefi i tyre Edi Rama fajësoi algoritmin e rrjeteve sociale për përhapje të frymës antiqeverisëse, njerëzit pranë tij janë mobilizuar për një ofensivë me komente nga profile me emra të rremë për të ndryshuar narrativën në rrjet dhe për të sulmuar këdo që kritikon qeverinë apo i kërkon asaj dorëheqje.

Një prej këtyre porosive e ka dhënë Arbjan Mazniku, ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Elbasan.

"A mundemi ju lutem qe te kerkojme dhe nga 1 person per Bashki te ndare nga keta qe morem qe tju themi hapni nga 2 llogari instagrami 2 llogari tiktoku dhe 2 facebook fan page, ti hapin me emer mbiemer fiktiv jo te vertete te ndare nga keta qe morem te jete grup i vecant vetem per like comment dhe share por meshume per komente te luftojme dhe komentet", shkruan Mazniku në mesazhin që u është shpërndarë administratës.

Pra, nëse shikoni nëpër postime komente me emra jo realë, dihet se pas tyre qëndrojnë patronazhistë dhe punonjës administrate që janë peng i presionit të partisë-shtet.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI