Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Muriqi i papërmbajtshëm! Kosova triumf me përmbysje ndaj Islandës, ngjitet në Ligën B

Lapsi.al 23 March 2025
Muriqi i papërmbajtshëm! Kosova triumf me përmbysje ndaj

Kosova ka arritur një sukses historik në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Islandën në ndeshjen play-off dhe duke siguruar një vend në Ligën B. Pasi kishin fituar 2-1 në Prishtinë, përfaqësuesja dardane rrëmbeu suksesin 1-3 me përmbysje edhe në Islandë. Protagonisti absolut ishte Vedat Muriqi, që shënoi tre golat e ndeshjes dhe mori topin në shtëpi.

Start shokues për dardanët, pastaj Muriqi

Sfida nisi me tronditje për “Dardanët”, të cilët u ndëshkuan që në minutën e dytë pas një gabimi në mbrojtje. Një goditje nga këndi krijoi rrëmujë në zonë dhe Oskarson shfrytëzoi rastin për të mposhtur portierin Shaipi, duke i dhënë avantazhin Islandës.

Pavarësisht startit të vështirë, Kosova nuk u dorëzua dhe nisi menjëherë të ushtrojë presion. Në minutën e 15', Vedat Muriqi tregoi sinjalet e para të rrezikut me një gjuajtje të fuqishme nga e djathta, e cila kaloi pak mbi traversën e portës islandeze. Disa minuta më vonë, ishte Amir Rrahmani ai që provoi me kokë pas një goditjeje këndi, por topi përfundoi në duart e portierit kundërshtar.

Lexo më tej: Kosova pranë Ligës B, 2-1 ndaj Islandës: Irlanda fiton, debuton Roko Vata

Presioni i Kosovës u shpërblye në minutën e 35', kur Paqarada dha një asist perfekt nga e majta dhe Muriqi, i vendosur në pozicion ideal, e devijoi topin në rrjetë për të barazuar shifrat. Goli i dha zemër ekipit, i cili vazhdoi të sulmojë. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Rashica lëshoi një pasim të zgjuar në thellësi për Muriqin, i cili nuk e humbi qetësinë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-1, duke përmbysur rezultatin para pushimit.

Tris e Islanda me 10 lojtarë

Islanda tentoi të reagonte në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 53', Helgason provoi nga distanca, por portieri Shaipi u tregua i vëmendshëm dhe e grushtoi topin jashtë rrezikut. Pesë minuta më vonë, Kosova pati një tjetër mundësi të artë për të thelluar avantazhin. Krasniqi u shfaq i lirë para portës, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri, ndërsa Muriqi, në tentativën e dytë, nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Në minutën e 69', Islanda mbeti me një lojtar më pak, pasi Gunarson u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua me të kuq. Kjo i dha edhe më shumë hapësira Kosovës, e cila nuk ndali ofensivën e saj. Në minutën e 79', doli sërish në skenë Muriqi. Pas një goditjeje nga këndi, ai u tregua i saktë në zonë dhe shënoi golin e tretë personal, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Me këtë triumf, Kosova arrin një objektiv të madh dhe konfirmon rritjen e saj në arenën ndërkombëtare, ndërsa Vedat Muriqi tregon edhe një herë se është lideri i padiskutueshëm i kësaj skuadre.

League A: Qualification Play-off UEFA Nations League

Hungary 0-3 Turkiye

Scotland 0-3 Greece

Serbia 2-0 Austria

Belgium 0-0 Ukraine

League B: Qualification Play-off UEFA Nations League

Georgia 6-1 Armenia

Iceland 1-3 Kosovo

Slovenia 1-0 Slovakia

Ireland 0-1 Bulgaria

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI