Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gol spektakël i United, Rice shmang humbjen e Arsenal: Gunners humbasin terren

Lapsi.al 9 March 2025
Gol spektakël i United, Rice shmang humbjen e Arsenal: Gunners humbasin

Në javën e 28-të të Premier League, Manchester United dhe Arsenal ndahen në barazim 1-1. Red Devils kalojnë në avantazh me një goditje dënimi të Bruno Fernandes në minutën e 47’, ndërsa Gunners barazojnë në të 74’ me një gol të Declan Rice.

MANCHESTER UNITED - ARSENAL 1-1

Nga barazimi mes Manchester United dhe Arsenal përfiton Liverpool: Gunners ndalen në 1-1 në Old Trafford, ndërsa Reds shkëputen me +15 pikë ndaj të besuarve të teknikut Arteta (Slot ka një ndeshje më shumë). Një gol spektakolar i Bruno Fernandes nuk mjafton, sepse Rice ekuilibron rezultatin dhe shpëton londinezët nga humbja.

Ritmi në pjesën e parë nuk është i lartë, me Arsenalin që kontrollon gjatë lojën në përpjekje për të çarë mbrojtjen e skuadrës së Amorim. Megjithatë, Gunners nuk arrijnë të shënojnë dhe, në minutën e 47’, janë Red Devils që zhbllokojnë rezultatin: Bruno Fernandes ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit Raya.

Lexo më tej: Cucurella kthen Chelsea në Champions: Tottenham rikuperon dy gola ndaj Bournemouth

Pas pushimit, skuadra e Arteta-s shton presionin dhe rrezikon të pësojë golin e dytë nga një mundësi e artë e Mazraoui. Në minutën e 74’, Arsenal arrin të barazojë: Timber pason për Rice, i cili godet me të djathtën dhe e dërgon topin në rrjetë pasi prek shtyllën. Në minutat e fundit, të dyja skuadrat kanë mundësinë ta fitojnë ndeshjen (Rice shpëton Arsenalin me një ndërhyrje të jashtëzakonshme ndaj Hojlund), por rezultati mbetet i pandryshuar. Me këtë barazim, Arsenal ngjitet në 55 pikë, duke mbetur 15 pikë prapa Liverpool kryesues. Manchester United arrin kuotën e 34 pikëve, në vendin e 14-të, i barazuar me Tottenham.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI