Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Barcelona-Osasuna nuk u luajt: lajmi i hidhur ktheu lojtarët në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 9 March 2025
Barcelona-Osasuna nuk u luajt: lajmi i hidhur ktheu lojtarët në dhomat
Barcelona është goditur nga një humbje e rëndë pak para ndeshjes së kampionatit kundër Osasunës. Kur presidenti, Joan Laporta, zbriti në dhomat e zhveshjes, atmosfera u shndërrua në një heshtje të trishtë kur komunikoi lajmin e dhimbshëm, një nga ato që askush nuk do të donte të jepte, dhe që çoi në shtyrjen e ndeshjes për shkak të një rrethane të jashtëzakonshme: ndarja nga jeta e mjekut Carles Miñarro Garcia. “Ky është një lajm shumë i dhimbshëm,” – pranoi presidenti i klubit. – “Jemi në gjendje shoku. Ndodhi papritur. Lojtarët mbetën të tronditur. Kemi kontaktuar nënën dhe bashkëshorten e tij. Carles lë pas dy fëmijë, Gerard dhe Ana. Jemi shumë pranë familjes së tij dhe e mbështesim në gjithçka që ka nevojë.”

Lojtarët u kthyen në dhomat e zhveshjes

Sipas informacioneve të dhëna drejtpërdrejt nga gazetarët e DAZN, vendimi për shtyrjen e ndeshjes u mor për shkak të vdekjes së një anëtari të stafit mjekësor të Barcelonës: doktor Garcia. Lojtarët nuk ishin në dijeni të ngjarjes kur mbërritën në stadium. Ata mendonin se do të zhvillonin rutinën e zakonshme të një ndeshjeje, por u përballën me fjalët e dhimbshme të presidentit që i informoi për tragjedinë. Në fushë ishin portierët dhe lojtarët e të dyja skuadrave, por ata u panë duke e lënë papritur fushën, gjë që ngjalli shumë kureshtje.

Deklaratat zyrtare të klubeve: ngushëllime dhe dhimbje

Çfarë ndodhi? E vërteta u mësua pak më vonë, kur media spanjolle sqaroi arsyen pse ndeshja e javës së 27-të të La Ligës nuk do të luhej. Në orën 20:40, pasi formacionet ishin shpallur zyrtarisht, Barcelona njoftoi përmes altoparlantëve të stadiumit dhe një komunikate se ndeshja nuk do të zhvillohej. “FC Barcelona është thellësisht i pikëlluar,” – thuhet në deklaratën zyrtare, – “për të njoftuar lajmin e trishtuar të ndarjes nga jeta të mjekut të ekipit të parë, Carles Miñarro Garcia, pasditen e sotme. Për këtë arsye, ndeshja mes FC Barcelona dhe CA Osasuna shtyhet për një datë të re. Bordi Drejtues dhe gjithë punonjësit e FC Barcelona shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e tij, duke u bashkuar me ta në këtë moment të vështirë”.

Mesazh ngushëllimi edhe nga Osasuna

Në të njëjtën kohë, edhe Osasuna publikoi një deklaratë duke shprehur ngushëllimet e saj dhe duke u bashkuar me dhimbjen e komunitetit blaugrana. “Club Atlético Osasuna dëshiron të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen e doktor Carles Miñarro Garcia dhe të dërgojë një përqafim të ngrohtë për gjithë stafin e FC Barcelona, si dhe për të gjithë tifozët e saj, në këtë moment të vështirë. Pushofsh në paqe.”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI