Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mbappé e Vinicius udhëheqin Real Madrid ndaj Rayo: Simeone përmbyset nga Getafe

Lapsi.al 9 March 2025
Mbappé e Vinicius udhëheqin Real Madrid ndaj Rayo: Simeone

Real Madrid ngjitet përkohësisht në krye të La Ligës, duke barazuar Barcelonën në pikë, falë fitores 2-1 në shtëpi kundër Rayo Vallecano në javën e 27-të. Blancos zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 30-të me Mbappé, ndërsa katër minuta më vonë Vinicius dyfishon avantazhin. Merengues kalojnë gjithashtu me një pikë përpara Atletico Madrid, që fillimisht kryeson 1-0, por pas ndëshkimit me karton të kuq të Correa-s në minutën e 88-të, pëson një përmbysje të papritur 2-1 nga Getafe brenda katër minutave.

REAL MADRID - RAYO VALLECANO 2-1

Tre pikë të rëndësishme për Real Madrid, që mposht minimalisht Rayo Vallecano 2-1. Blancos e nisin me vështirësi ndeshjen, por me kalimin e minutave ekipi i teknikut Ancelotti bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Në minutën e 30', vendasit gjejnë golin e parë me Kylian Mbappé, i cili depërton nga e majta dhe mposht portierin Batalla me një goditje të saktë me të djathtën. Vetëm katër minuta më vonë, Real Madrid dyfishon rezultatin: një asist perfekt nga Modric aktivizon Vinicius, i cili futet në zonë dhe nuk gabon për 2-0.

Lexo më tej: Barcelona-Osasuna nuk u luajt: lajmi i hidhur ktheu lojtarët në dhomat e zhveshjes

Rayo Vallecano duket i dorëzuar pas këtij goditjeje të dyfishtë, por në kohën shtesë të pjesës së parë arrin të ngushtojë diferencën me një goditje nga distanca të Pedro Diaz. Pas pushimit, ritmi i lojës bie ndjeshëm, ndërsa Merengues menaxhojnë avantazhin. Në fund, ekipi i drejtuar nga Inigo Perez përpiqet të barazojë, por pa sukses. Real Madrid fiton 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 57 pikëve, duke u barazuar me Barcelonën (që ka një ndeshje më pak) dhe duke kaluar Atletico Madrid. Rayo Vallecano mbetet në 36 pikë.

GETAFE - ATLETICO MADRID 2-1

Një autogol i vërtetë për Atletico Madrid, që humb mundësinë për të marrë kreun e La Ligës, në pritje të ndeshjes së Barcelonës ndaj Osasunës. Getafe fiton 2-1, duke përmbysur një ndeshje që deri në minutën e 87' ishte në favor të Colchoneros. Ndeshja ndizet në pjesën e fundit të lojës. Në minutën e 71', Alderete prek topin me dorë në zonë pas një goditjeje dënimi. Nga pika e bardhë ekzekuton Sorloth, i cili kishte hyrë në lojë në minutën e 58' në vend të Julian Alvarez. Sulmuesi norvegjez nuk gabon dhe e çon ekipin e Simeones në avantazh.

Duket se Atletico e ka kontrollin e ndeshjes, por në minutën e 88' Correa e prish gjithçka me një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Djene, që i kushton kartonin e kuq. Situata bëhet edhe më e keqe vetëm pak sekonda më vonë: nga goditja e lirë që pason, Arambarri fillimisht nuk arrin të godasë siç duhet, por më pas përfiton dhe barazon rezultatin nga distanca e afërt. Por nuk përfundon me kaq. Katër minuta më vonë, Getafe realizon edhe golin e fitores, duke e mundur për herë të parë Atleticon e Simeones.

Fillimisht, goli anulohet për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit vjen konfirmimi i tij. Fitore shumë e rëndësishme për Getafen në luftën për mbijetesë, duke u shkëputur me 7 pikë nga Alaves. Ndërkohë, Simeone jo vetëm që nuk arrin kreun e La Ligës, por mbetet një pikë prapa Barcelonës me një ndeshje më pak. Dhe në mesjavë e pret një sfidë vendimtare në Champions League kundër Real Madrid për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të finales.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI