Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

OBSH paralajmëron një valë të re të koronavirusit në Europë

Lapsi.al 1 July 2021
OBSH paralajmëron një valë të re të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e reja me koronavirusi janë duke u rritur nga dita në ditë në Europë duke lënë pas përmirësimin 10-javor të situatës me pandeminë. Kreu i kësaj organizate për Kontinentin e Vjetër, Hans Kluge u shpreh se një valë e re pritet të godasë Europën nëse nuk tregohemi të kujdesshëm e të disiplinuar. Ai deklaroi se shkak për këtë gjë mund të bëhet variant Delta që po përhapet me shpejtësi si dhe lehtësimi i disa prej masave të udhëtimeve.

Portugalia raportoi një ditë më parë numrin më të lartë të rasteve që nga muaji shkurt, ndërsa në Spanjë vërehet një shtim i të infektuarve mes të rinjve. Rusia vijon të përballet me numra ende të lartë fatalitetesh. 672 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë që infektimet po shtohen kjo për shkak dhe të fushatës së dobët të vaksinimit. Në Britaninë e Madhe të mërkurën u raportuan 26 mijë persona të infektuar, shifër kjo që nuk ishte përsëritur prej 29 janarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI