Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sezoni turistik/ Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nisin patrullimet e përbashkëta

Lapsi.al 1 July 2021
Sezoni turistik/ Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nisin

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta për sezonin veror. Në një ceremoni simbolike patrullimet kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Morinë dhe në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit. Me këtë rast, Drejtorët e Policisë Rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli Jeton Rexhepi  dhe nga Shqipëria, Edmond Tarkaj kanë thënë se këto patrullime janë rezultat i suksesit të viteve paraprake, sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive.

Sakaq, drejtori Edmond Tarkaj, bëri të ditur për një plan –masash të Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e ngjarjeve  dhe aksidenteve në rrugët që të dërgojnë në bregdetin shqiptar. Nisja e patrullimit të përbashkët policor është mirëpritur edhe nga pushuesit kosovarë të cilët sot iu drejtuan bregdetit për pushime. Pavarësisht ngjarjeve të fundit të ndodhura në bregdetin shqiptarë apo edhe aksidenteve, ata shprehen se nuk kanë frikë për të pushuar dhe udhëtuar në vendin tonë.

Patrullimi i përbashkët do të bëhet jo vetëm në Rrugën e Kombit, por deri në jug të Shqipërisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pas mesditës kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin, por kryesisht në veri dhe zonat malore ku nu...

07:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI