Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lulzim Basha mesazh për vdekjen e Rumsfeld: Do të përkujtohet si një mik i Shqipërisë

Lapsi.al 1 July 2021
Lulzim Basha mesazh për vdekjen e Rumsfeld: Do të përkujtohet si

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Basha shkruan se Rumsfeld i përket një kaste politikanësh që e bënë botën më të sigurt dhe do të mbahet mend si një mik i madh i shqiptarëve.

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurtë, më të lirë dhe demokratike. Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kontributi i të cilit ka qenë i paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, shkruan Basha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pas mesditës kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin, por kryesisht në veri dhe zonat malore ku nu...

07:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI