Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zaev: Nuk pres që në tetor të ketë vendim pozitiv për çeljen e negociatave me BE

Lapsi.al 28 June 2021
Zaev: Nuk pres që në tetor të ketë vendim pozitiv për

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shuar shpresat se në tetor mund të ketë çelje të negociatave me BE.

Ai thotë se në fund të çdo Presidence ka vendime, prandaj edhe kësaj radhe nëse do të ketë një të tillë atëhere do të merret në dhjetor.

Për Zaevin, Maqedonia e Veriut është djegur disa herë, por u vërtetua se ai me Bullgarinë nuk po negocion për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

"Nuk do të pres tetorin sepse çdo vit në fund të presidencës sillen vendimet. Në qershor nuk kishim, vendimi tjetër është në dhjetor edhe pse në tetor është Samiti për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së. Por nuk pres sepse jemi djegur disa herë unë dhe populli maqedonas.

U vërtetua se nuk bëjmë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas. U kumtua edhe nga pala bullgare dhe është pjesë e kornizës negociuse. Aty shkruan se përkthimi i legjislacionit të BE-së do të jetë në gjuhën maqedonase dhe pikë. Kjo ishte shumë me rëndësi për ne", theksoi Zoran Zaev.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI