Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Aksident në Kukës, makina përplas 19-vjeçarin

Lapsi.al 28 June 2021
Aksident në Kukës, makina përplas 19-vjeçarin

Një aksident është regjistruar këtë të hënë, në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë.

Automjeti tip “Audi” me drejtues B.C., është përplasur ka përplasur një biliçikletë me të cilin po udhëtonte 19-vjeçari I.S.

Si pasojë e përplasjes 19-vjeçari është transportuar në spitalin e Kukës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në Polici, ku edhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

"Në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI