Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ministri Çuçi flet për ngjarjen ku u shua një familje: Nuk ndiej përgjegjësi morale

Lapsi.al 28 June 2021
Ministri Çuçi flet për ngjarjen ku u shua një familje:

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk ndien përgjegjësi morale për aksidentin e rëndë në Levan-Vlorë ku humbën jetën 4 persona, pjesëtarë të një familjeje. Ai shtoi se si njeri do donte të ishte një situatë idilike, pa vrasje e aksidente, por sipas tij kjo është utopike.

 “Në lidhje me përgjegjësinë morale, e para si njeri do doja të mos kishte asnjë vrasje, të mos kishte asnjë aksident, të ishte një situatë idilike. Këtë e dëshiroj, por sigurisht do ishte utopi, nuk ka ndodhur as në komunizëm ku kishim çdo gjë nën kontroll, nuk kishte as mjet. Nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, meqë ndodh pavarësisht nga ne. Kështu që nuk ndiej ndonjë përgjegjësi morale, madje do doja që në fund të mandatit tim t’i ruaja këto statistika dhe këtë trend. Do ndihesha shumë mirë që si ministër i brendshëm në fund të mandatit tim ta ulja këtë trend. por jo gjithmonë varen nga ministri këto gjëra”, deklaroi Çuçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI