Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Bilancet tragjike/ Çuçi: Nuk ndjekim dot çdo makinë, as kontrollojmë sherret në mesnatë mes fqinjëve

Lapsi.al 28 June 2021
Bilancet tragjike/ Çuçi: Nuk ndjekim dot çdo makinë,

Teksa dy ditët e fundit kanë pasur një bilanc tragjik viktimash në vendin tonë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi po mban një konferencë për mediat për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin. Kjo konferencë vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë dhe është e para deklaratë zyrtare e ministrit pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend në Velipojë dhe në aksin tragjik rrugor Vlorë-Levan.

“Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale” tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka drejtuar gishtin e fajit nga prokrurët dhe gjyqtarët për ngjarjet e fundit kriminale në vend. Në një konferencë për mediat, ai pretendon se persona të rrezikshëm janë kapur nga Policia e Shtetit por janë liruar nga drejtësia.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI