Flash

Shqipëri/ 42 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 3 viktima

Lapsi.al 12 May 2021
Shqipëri/ 42 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar 42 raste pozitive. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë,  Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç", njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (12 Maj 2021)

Raste të reja ditore         42

Të shëruar në 24 orë      1,011

Të shtruar në spitale      88

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,707

Testime totale            665,935

Raste pozitive             131,845

Raste të shëruara        120,072

Raste Aktive                  9,350

Humbje jete                  2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  7685

Shkodër278

Fier     224

Korçë           216

Gjirokastër 212

Durrës146

Vlorë    160

Elbasan  126

Lezhë   101

Berat    87

Dibër   63

Kukës    52

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI