Flash

Gega polemizues: "FSHF e teproi me dënimin kolektiv"

Lapsi.al 23 August 2018
Gega polemizues: "FSHF e teproi me dënimin kolektiv"

Partizani përgatitet për ndeshjen me Kamzën dhe ndërsa udhet të harrojë sa më shpejt humbjen në debutim me Skënderbeun, duhet të bëjë llogaritë edhe me një dënim prej 4 ndeshjesh pa tifozë, që që sipas teknikut Skënder Gega është një veprim i tepruar nga FEderata Shqiptare e Futbollit.

“Ajo që ndodhi nuk ishte e pëlqyeshme, nuk marr përsipër të them se kush e nisi, - tha tekniku në konferencë për shtyp - pasi nuk është puna ime. Jam i qartë se dënimet kolektive janë të tepruara, pasi nuk është vetëm ajo pjesë e tifozërisë që na ndjek kudo, por Partizani ka tifozë gjithandej dhe nuk e meritojnë të mos jenë në stadium. Jam kundër dënimeve kolektive”.

Polemizues tekniku kryeqytetase, që në fakt e ndjen më shumë se të gjithë një start kampionati pa mbështetjen e atyre që janë arma më e fortë e të kuqve. Megjithatë, Gega sheh përpara nga merkato dhe ndonëse nuk zbilancohet me emra, fjalët e tij nuk lënë hapësirë dyshimi...

“Do e kemi një lojë ofensive kur të kemi lojtar sulmues. Më interesojnë të dyja fazat, të mos dalë nga detyrat ekipi. Edhe unë dua ekip që luan mirë. Nëse do kishim lojtarë sulmues, ne i kemi, por që e bëjnë diferencën dhe e tregojnë në fushë, pse jo lojë sulmuese. Është një proces që bëhet gjatë javës, çdo ditë duhet të punojmë për të” përfundoi Gega, që për momentin shpëton nga sulmuesit e tij vetëm Rubin Hebajn, e sapoardhur në skuadër.

Performanca e lojtarit në Korçë nuk ka qenë e keqe, por 20 vjecari ka qenë tepër i izoluar dhe "i lënë vetëm nga të tjerët" si e ka mbrojtur Gega në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kamzën.

Të këshilluara

Kolosi amerikan, partneri i ri i Inter

Inter vazhdon të shpërndajë brandin e tij në Kinë, me partneritete komercialë të nivelit të lartë. E fundit e zbuluar në Kinë nga Sohu, mban emrin e A.O Smith C...

21:10

Thierry Henry drejt pankinës së Bordeaux

Ish-sulmuesi i famshëm francez Thierry Henry mund të marrë vendin e Poyet, në pankinën e Bordeaux, pas shkarkimit të trajnerit për shkak të deklaratave të tij p...

20:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI