Flash

Nuk luan prej një viti, por është ajo femra më e pasur e sportit

Lapsi.al 23 August 2018
Nuk luan prej një viti, por është ajo femra më e pasur e

Për të tretin vit rradhazi në klasifikimin e Forbes për sportistët botëror, Serena Williams mban vendin e parë. Nuk do të kishte asgjë të cuditshme, duke marrë parasysh faktin se flitet për kampionen e jashtëzakonshme amerikane. Por këtë herë, renditja është publikuar në kohën kur Serena ka qendruar në pauzë për shkak të lindjes, Në fushë, amerikania ka fituar 62 mijë dollarë.

Ish-numri 1 i tenisit Botëror, ka ndërprerë aktivitetin në janar 2017 e është kthyer në fushë në mars 2018, duke fituar në kohën e klasifikimit të Forbes, shumën e 18,1 milionë dollarëve falë sponsorizimeve që nuk kanë të krahasuar me asnjë sportiste tjetër në sport.

Numra përballë të cilëve Serena Williams është indiferente, duke qenë se ka në mendje vetëm një gjë: të barazojë rekordin e Margaret Court të 24 titujve në Grand Slam. Objektiv që tenistja do të tentojë ta arrijë në US Open. Për Williams, janë vetëm numra: një vit më parë ishte e vetmja grua në klasifikimin e përgjithshëm të 100 sportistëve më të paguar.

E diferencuar në vendin e dytë është tenistja tjetër, danezja Caroline Wozniacki, që pas fitores në Melbourne, ka arritur në kuotën 13 milionë dollarë mes fushës e sponsor, e treta është fituesja e US Open 2017, Sloane Stephens, me 11,2 milionë. E ndjekin Garbine Muguruza (11 milionë) e rusja Maria Sharapova (10,5 milionë). Për femrat tenisi është thesari i sporteve. Dy sportistet e vetme jo teniste mes 10 më të mirave janë lojtarja e badminton, indiania Pusarla Sindhu (8,5 milionë) e pilotia Danica Patrick (7,5 milionë), respektivisht e 7 dhe e 9.

Të këshilluara

Kolosi amerikan, partneri i ri i Inter

Inter vazhdon të shpërndajë brandin e tij në Kinë, me partneritete komercialë të nivelit të lartë. E fundit e zbuluar në Kinë nga Sohu, mban emrin e A.O Smith C...

21:10

Thierry Henry drejt pankinës së Bordeaux

Ish-sulmuesi i famshëm francez Thierry Henry mund të marrë vendin e Poyet, në pankinën e Bordeaux, pas shkarkimit të trajnerit për shkak të deklaratave të tij p...

20:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI