Flash

Futbolli nuk është politikë: Historike në Izrael, Beitar hap dyert për lojtarë arabë

Lapsi.al 23 August 2018
Futbolli nuk është politikë: Historike në Izrael, Beitar hap

Pronari i Beitar Jerusalem, skuadra e futbollit izraelite (divizioni i parë), e njohur për sjelljet anti-arabe të mbështëtësve të saj, ka njoftuar se "feja" nuk është më kriter për afrimin në skuadër të lojtarëve, duke sugjeruar kështu se mund të firmosë edhe me futbollistë arabë izraelianë.

Beitar Jerusalem, që ka fituar 6 herë kampionatin e Divizionit të Parë, i ka rrënjët në histori nga e djathta nacionaliste izraelite e nuk kishte marrë kurrë lojtarë nga komuniteti arab izraelian që përfaqëson 17,5% të popullsisë. Arabët izraelitë janë muslimanë ose kristianë.

"Beitar nuk është një klub racist. Nga sot feja nuk është më një faktor në zgjedhjen e lojtarëve për klubin", ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, Hogeg Moshe, një sipërmarrës që ka blerë klubin javët e fundit. Sipas pronarit të ri, rëndësi ka kriteri sportiv. "Të mos marrësh një lojtar vetëm se është arab është një formë racizmi", ka përfunduar Moshe Hogeg.

Të këshilluara

Kolosi amerikan, partneri i ri i Inter

Inter vazhdon të shpërndajë brandin e tij në Kinë, me partneritete komercialë të nivelit të lartë. E fundit e zbuluar në Kinë nga Sohu, mban emrin e A.O Smith C...

21:10

Thierry Henry drejt pankinës së Bordeaux

Ish-sulmuesi i famshëm francez Thierry Henry mund të marrë vendin e Poyet, në pankinën e Bordeaux, pas shkarkimit të trajnerit për shkak të deklaratave të tij p...

20:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI