Flash

Kukësi harron Allën, por Blutë nuk e kanë idenë nga po i marrin lojtarët

Lapsi.al 22 August 2018
Kukësi harron Allën, por Blutë nuk e kanë idenë nga po

Pa u pastruar mirë dollapi i dhomave të zhveshjes nga Albi Alla, Kukësi rrëmben zëvendësuesin e tij. Gëzim Krasniqi është vënë nën kontratë me verilindorët, që e kanë konfirmuar lajmin në faqen e tyre zyrtare. 28 vjecari është një njohje e vjetër e kampionatit tonë, duke qenë se ka luajtur më parë me Partizanin. Krasniqi do të sigurojë qendrën e mbrojtjes përkrah Shametit, duke i dhënë mundësinë edhe Cungut të ketë tashmë zgjedhje në një repart që mbeti i shkurtër, sidomos pas ikjes së Allës.

 

Ka vetëm një problem, ashtu sikurse ndodhi edhe me Harallamb Qaqin: Kukësi vazhdon të gabojë se nga kanë ardhur futbollistët që nënshkruajnë me ta. Krasniqi i kishte shkëputur marrëdhëniet me Partizanin prej kohësh dhe në sezonin e fundit luante në Maqedoni me Rabotniçkin, ndryshe nga sa mendonin verilindorët në komunikatën për shtyp të publikuar më poshtë.

FK Kukësi vijon merkaton!

Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku ka luajtur për pesë vite. Ai ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit.

Krasniqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, dhe është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar.

Suksese Gëzim Krasniqi!

Të këshilluara

"Me Sergio Aguero bëhemi të pandalshëm"

Manchester City e ka nisur me ritme të larta edhe këtë sezon. Në javën e parë të Premier League, Citizens kanë mundur 2-0 Arsenalin përpara se të shkatërronin 6...

12:29

Ronaldo del hapur: "Jam këtu për Champions"

Cristiano Ronaldo ka mbërritur prej pak kohësh tek Juventusi por është ambjentuar plotësisht. Prezenca e tij i ka dhënë shkëlqim Serie A në sytë e gjithë botës,...

09:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI