Flash

"Faleminderit Kukësi", Allën e pret Flamurtari

Lapsi.al 20 August 2018
"Faleminderit Kukësi", Allën e pret Flamurtari
Albi Alla ka zyrtarizuar largimin e tij nga Kukësi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi që bëri një sezon spektakolar në vitin e titullit, aq sa të meritonte edhe thirrjen në kombëtaren e Gianni de Biasit, por më pas raporti pësoi krisje, aq sa pogradecari tentoi dy herë të ndryshonte ambjent. Vendimi është konkretizuar, menjëherë pas javës së parë të kampionatit, ku Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Lacin. Për tu cuditur në fakt kjo lëvizje, në kohën kur Kukësi kërkonte përforcime cilësore për të synuar titullin kampion. Armando Cungu, pas rikthimit në qendër të mbrojtjes së Allës në ndeshjen e kthimit me Torpedon i bëri elozhe qendrorit për performancën dhe eksperiencën që i ofron skuadrës. Tekniku shkodran pas ndeshjes u ankua për pankinën e shkurtër dhe mungesën e alternativave, për të freskuar skuadrën e lodhur nga impenjimet në Europa League. Por në vend të lojtarëve që do të bënin diferencën, Cungu ka parë ti largohet edhe një qendërmbrojtës i rëndësishëm, për të cilin destinacioni i ardhshëm duket se do të jetë Flamurtari. Vlonjatët e Ilir Dajës e kishin kërkuar Allën disa herë, por Kukësi ishte bërë mur, duke mos lejuar largimin e shtatlartit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI