Flash

Nominimet për Lojtarin e Vitit: përjashtim historik për Messi

Lapsi.al 20 August 2018
Nominimet për Lojtarin e Vitit: përjashtim historik për Messi
Lionel Messi nuk i ka mjaftuar të fitojë la Liga për të 9 herë në karrierë, që të futet tek tre finalistët e “Uefa Men’s Player of the Year”, cmimi vjetor që institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian rezervon për lojtarin që është evidentuar më shumë gjatë vitit kalendarik. Botërori i dobët i Argjentinës i ka kushtuar Messi përjashtimin e tretë nga podiumi në historinë e trofeut: kishte ndodhur në 2014, jo rastësisht pas një tjetër Botërori zhgënjyes e në 2016. Këtë vit ata që do të luajnë deri në fund garën për trofeun janë Cristiano Ronaldo, kampion i Europës me Real Madrid për të tretin vit rradhazi e fitues i cmimit në 2016 e 2017, Lojtari më i mirë i Botërorit, Luka Modric, e Lojtari i Vitit në Premier League, Mohamed Salah. Të tre janë përzgjedhur nga një juri prej 80 trajnerësh që kanë marrë pjesë sezonin e kaluar në Champions e Europa League, si dhe 55 gazetarë. Emri i fituesit do të zbulohet në 30 gusht.

Të këshilluara

Kukësi përgatit ankimimin: Jorgji non-grata

Enea Jorgji nuk është se ka lënë përshtypje të mirë për Kukësin në përfundim të sfidës debutuese në kampionat kundër Lacit. Arbitri është konsideruar tendencioz...

21:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI