Flash

Bild zbulon prapaskenën: Urrejtja e presidentit të Bayern ndaj Ozil ka rrënjë të thella

Lapsi.al 20 August 2018
Bild zbulon prapaskenën: Urrejtja e presidentit të Bayern ndaj Ozil ka

Polemika në lidhje me Mesut Özil duket se nuk ka kurrë fund. Presidenti i Bayern Mynih, Uli Hoeness e ka sulmuar mesfushorin e Arsenal përpsëri publikisht, gjatë një programi në Sky Deutschland: "E bëjnë më të zotin se c'është".

Në orët e fundit në Gjermani media, sidomos Bild, konfirmon se para ndeshjes mes Gjermanisë e Koresë së Jugut, që i kushtoi eleminimin nga Botërori, Hoeness ka thërritur drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit DFB për ti kërkuar përjashtimin e Özil nga formacioni titullar. Löw nuk e ka dëgjuar, por Gjermania humbi. Hoeness nuk ka dashur ti komentojë këto detaje, por nuk e ka fshehur aspak se nuk e vlerëson në vecanti mesfushorin e Arsenal: "Mesut është një produkt i mirë reklamuar, pikturohet shumë më i mirë se sa është – ka shpjeguar presidenti i Bayern –. E vetmja akuzë që mund ti bëj Löw është se po të kishte shkuar më shpesh në Londër e ta shihte të luante më shpesh, nuk do ta grumbullonte për arsye teknike".

Me Özil në shtëpi, sipas Hoeness, Gjermania do të kishte zgjidhur dy probleme: i pari teknik, i dyti diplomatik: nuk do të ndodhte cështja Erdogan që shqetësoi ambjentin.

Të këshilluara

Kukësi përgatit ankimimin: Jorgji non-grata

Enea Jorgji nuk është se ka lënë përshtypje të mirë për Kukësin në përfundim të sfidës debutuese në kampionat kundër Lacit. Arbitri është konsideruar tendencioz...

21:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI