Flash

FOTO/ Australia pret "Vetëtimën" Bolt...futbollistin

Lapsi.al 18 August 2018
FOTO/ Australia pret "Vetëtimën" Bolt...futbollistin

Entuziazëm i madh në aeroportin e Sydney për Usain Bolt. Legjenda xhamaikane e shpejtësisë është në Australi për tu stërvitur me Central Coast Mariners, skuadra e A-League. Qindra tifozë e kanë pritur rekordmenin, duke i vendosur menjëherë shallin e Mariners në qafë. Nëse do të kalojë testimet Bolt duhet të debutojë në kampionat në muajin tetor.

"Do të trajtohet njësoj me gjithë futbollistët tanë", ka thënë një nga drejtuesit e Central Coast.

Bolt do të fillojë të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës të martën e ardhshme, ditë kur do të mbushë 32 vjec. Bolt do të punojë në qendrën sportive të Mariners a Gosford. Për shanset e të shndërruarit një futbollist profesionist është treguar optimist, edhe pse dy provat me Borussia Dortmund e në Norvegji nuk kanë patur sukses.

"Këtë herë e kam seriozisht - ka thënë Bolt - e jam këtu për të treguar se cfarë jam i aftë të bëj. Mendoj se mund tia dal dhe jam këtu për të qendruar gjithmonë, ose të paktën këto janë planet e mia. Do të punoj fort dhe do ta shihni se di ti përdor këmbët edhe me topin".

Të këshilluara

Të mëdhatë e Serie A, notat e merkatos

Merkato luksi mund të përkufizohet ajo që është mbyllur në Serie A, e jo vetëm për faktin historik se solli në Itali Cristiano Ronaldo tek Juventus, por sepse b...

10:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI