Flash

Video/ Wilder ndez sfidën e ardhme me Fury, me sherrin e egër gjatë peshimit

Lapsi.al 17 August 2018
Video/ Wilder ndez sfidën e ardhme me Fury, me sherrin e egër
Peshimi i Tyson Fury për ndeshjen e tij kundër italianit Francesco Pianeta është shkatërruar nga mbreti i WBC, Deontay Wilder, që u përfshi në një sherr me rivalin e tij të ardhshëm dhe të atin e tij. Në kohën kur anglezi po peshohej, Ëilder u konfrontua me egërsi me të atin e Tyson, John Fury, që u përpoq të kalonte në veprim, por u mbajt nga skuadra e tij. Wilder vazhdoi provokimet duke i thirrur Tyson "ti nuk më mund dot", gjë që natyrisht do ti japë edhe më tepër pritshmëri sfidës së ardhme për titull. Dy boksierët e peshave të rënda janë konfrontuar më pas edhe në recepsionin e Europa Hotel në Belfast. debatet janë zhvilluar në prani të shumë tifozëve, që kanë ndaluar madje amerikanin të arrinte tek Fury, duke shmangur një betejë të parakohshme mes dy gjigantëve. Fury është favorit i madh në ndeshjen me 33 vjecarin Pianeta dhe sipas gjasave, më pas do të sfidojë për gjerdanin e WBC, Wilder, përpara fundit të këtij viti.

Të këshilluara

Konflikt i hapur, Lega A kundërsulmon Tebas

Debat në distancë tani dhe konflikt i hapur mes Ligës së futbollit në Itali dhe asaj në Spanjë. Pas deklaratave të Javier Tebas, presidenti i Ligës së futbollit...

19:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI