Flash

Inter jo vetëm nuk mori Modric, por është në telashe ligjore

Lapsi.al 17 August 2018
Inter jo vetëm nuk mori Modric, por është në telashe ligjore

Cështja Modric vazhdon të jetë e diskutueshme. Jo aq për mundësinë e transferimit të kroatit nga Real Madrid, tashmë e mbyllur, por për mundësinë e përndjekjes ligjore në lidhje me tratativën mes Inter e futbollistit. Zikaltrit janë informuar nga Fifa që ka konfirmuar denoncimin e Blancos për mënyrën me të ciliën është kontaktuar lojtari pa konsensusin e klubit. Një akt i parë formal që mund të hsndërrohet në hetim.

Ashtu si kishte paralajmëruar, Real Madrid ka formalizuar në Fifa cështjen Modric, duke drejtuar gishtin kundër Inter. Një tratativë që ka nervozuar së tepërmi Florentino Perez e që e ka detyruar organizmin më të rëndësishëm të futbollit të ndërhyjë në mënyrë zyrtare. Së bashku me ankimimin e Blancos, në zyrat e Fifa-s ka mbërritur edhe dokumentacioni i përgatitur nga avokatët e klubit spanjoll dhe zikaltrit janë vënë në dijeni mbi zhvillimet e fundit të cështjes. Për momentin nuk është ende e qartë si do të trajtohet cështja e nëse do të ketë një hetim më pas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI