Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

PSG lëviz me forcë, 110 milionë euro për yllin e Tottenham

Lapsi.al 14 August 2018
PSG lëviz me forcë, 110 milionë euro për yllin e Tottenham

Paris Saint Germain është aktivizuar fort në merkato në ditët e fundit të saj. Pas Kehrer, kryeqytetasit janë gati të bëjnë goditjen e madhe, duke ofruar 110 milionë euro për Christian Eriksen e Tottenham. Regjisti danez, 26, duket se po ndjek gjurmët e Harry Kane dhe Son Heung-min duke mos rinovuar kontratën me londinezët. Kjo situatë sipas The Express ka bërë që të mëdhatë e Europës të jenë të kujdesshme, përfshirë PSG që përpara se të përfundojë muaji do të bëjë sulmin përfundimtar.

Raportimet bëjnë të ditur se kampionët e Ligue 1 janë interesuar për Eriksen edhe përpara Kupës së Botës. Danezi është një nga lojtarët kryesore të skuadrës së Mauricio Pochettinos dhe Spurs do të bëjnë të pamundurën të mbajnë mesfushorin në Londër.

Ai ka shënuar 14 gola dhe 10 asist sezonin e kaluar, ndërsa e nisi kampionatin me një tjetër performancë mbresëlënëse në fitoren 2-1 kundër Newcastle.

Problem për Tottenahm është se Eriksen ka më pak se dy vjet të mbetur në kontatë dhe Pochettino nuk dëshiron gjithashtu ta humbasë më vonë me parametër zero lojtarin.

Paris e di mirë këtë fakt dhe deri në 31 gusht, kur të mbyllet merkato në pjesën tjetër të Europës, po përgatisin planin për të qenë brenda rregullave të Fair Play Financiar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI